Granit Xhaka në top 16 për Topin e Artë, “një ëndërr e bërë realitet”. Reagon babai i tij

28 tetor 2024 | 20:53

Granit Xhaka ishte një nga të nominuarit për Topin e Artë të vitit 2024. Ai është renditur në vendin e 16-të nga France Football.

E rreth kësaj, ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka, ai këtë sukses e ka quajtur një ëndërr të bërë realitet, e ka thënë se djali i tij është shembull për të gjithë të rinjtë që synojnë majat.

“Sot zemra ime rreh më fort se kurrë, sepse biri im, Graniti, është renditur në vendin e 16-të për Topin e Artë. Ky është momenti kur ëndrrat tona, sakrificat dhe përkushtimi shndërrohen në një realitet. Graniti është një shembull për çdo të ri që synon majat!”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi i njohur italian, Mario Balotelli, ka nënshkruar me Genoan…