Quni uron Ditën e Veteranit: Kontributi e sakrifica e secilit veteran, qoftë shembull për brezat e ardhshëm

30 dhjetor 2024 | 19:42

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka uruar Ditën e Veteranit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Quni uroi që kontributi e sakrifica e secilit veteran, të jetë shembull për brezat e ardhshëm e u kujtoftë me krenari trimëria e dashuria e tyre e madhe për atdheun.

“Gëzuar Dita e Veteranëve të UÇK-së! Gëzuar kjo ditë të gjithë veteranëve e bashkëluftëtarëve që me besa-besë i rrokëm pushkët për lirinë e vendit tonë të shenjtë, Kosovën! Kontributi e sakrifica e secilit veteran, qoftë shembull për brezat e ardhshëm e u kujtoftë me krenari trimëria e dashuria e tyre e madhe për atdheun! Gëzuar e faleminderit për kontributin tuaj!” – ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të…