48-shi i PDK-së, Naim Ismajli: Bashkëbisedimi me banorë të Mollopolcit ishte i frytshëm dhe motivues

05 janar 2025 | 00:02

Kandidatët për deputetë nga rashët e PDK-së, Naim Ismajli i cili garon me numrin 48 dhe Aulona Syla që garon me numrin 53, kanë zhvilluar takime me banorë të Mollopolcit.

Kështu ka bërë të ditur, Naim Ismaili i cili ka thënë se; shqiptarët gjithmonë kanë qenë në qendër të shumë proceseve historike.

Njoftimi i Ismajlit:

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë në qendër të shumë proceseve historike.

Sonte, së bashku me Aulonën, u pritëm ngrohtësisht në fshatin Mollopolc, tek konaku i Habib Nezirajt dhe tek konaku i bashkëluftëtarit Safet Syla.

Odat tona tradicionale, si hapësira të shenjta të mikpritjes dhe bashkimit, dëshmuan edhe një herë vlerën e tyre të pazëvendësueshme. Bashkëbisedimet me ta ishin të frytshme, ku morëm shumë kërkesa dhe ide për të përmirësuar lagjen, qytetin dhe shtetin. Mikpritja e banorëve dhe mbështetja e tyre e pakushtëzuar na frymëzuan dhe na motivuan për të punuar për një Kosovë më të mirë.

#MaMirë

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#NaimIsmajli48

#AulonaSyla73

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari me numër…