Artan Nimani: Mikpritje e jashtëzakonshme për Koalicionin Fitues në Dardani të Gjakovës

14 janar 2025 | 23:37

Kandidati për deputet i Koalicionit Fitues 137, Artan Nimani i cili garon me numrin 25, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës.

Nimani, ka thënë se Dardania tregoj shpirtin e saj të veçantë me mikëpritjen e jashtëzakonshme që i bëri sonte koalicionit ku ai është pjesë e tij.

“Ky është momenti që zëri juaj të dëgjohet! Më 9 shkurt, me votën tuaj për Koalicionin Fitues 137 dhe për numrin tim 25, ju bëheni pjesë e një lëvizjeje që synon zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, investime që hapin vende të reja pune dhe mbështesin bizneset lokale.

Përmirësimi i mirëqenies sociale, me shërbime më cilësore në shëndetësi, infrastrukturë dhe përkrahje për kategori të ndjeshme, është prioriteti ynë” ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Artan Nimanit:

Mikpritje e jashtëzakonshme në Dardani të Gjakovës

Dardania e Gjakovës tregoi edhe një herë shpirtin e saj të veçantë me mikpritjen e jashtëzakonshme gjatë takimit tonë. Ky moment nuk ishte vetëm një ngjarje, por një dëshmi e qartë e energjisë dhe gatishmërisë së qytetarëve për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po afrohet.

Në këtë tubim madhështor, prezantuam ekipin e kandidatëve nga Gjakova për Kuvendin e Kosovës, të cilët garojnë nën flamurin e Koalicionit për Kosovën Fituese. Secili prej tyre sjell përkushtim, vizion dhe një plan konkret për të adresuar sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë.

Ky është momenti që zëri juaj të dëgjohet! Më 9 shkurt, me votën tuaj për Koalicionin Fitues 137 dhe për numrin tim 25, ju bëheni pjesë e një lëvizjeje që synon zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, investime që hapin vende të reja pune dhe mbështesin bizneset lokale.

Përmirësimi i mirëqenies sociale, me shërbime më cilësore në shëndetësi, infrastrukturë dhe përkrahje për kategori të ndjeshme, është prioriteti ynë.

Gjithashtu, arsimi modern dhe i qasshëm për të gjithë do të jetë në qendër të vëmendjes, duke krijuar mundësi të barabarta për të rinjtë dhe ndërtuar themelet e një të ardhmeje të ndritur.

Puna jonë për integrimin në strukturat euroatlantike do ta shndërrojë Kosovën në një shembull stabiliteti dhe progresi në rajon.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë një pikë kthese për Kosovën. Vota juaj nuk është vetëm një akt demokratik, por një vendim i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ju ftoj që të na bashkoheni në këtë mision dhe të zgjidhni zhvillimin, mirëqenien dhe sigurinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka vizituar fshatin…