Krasniqi takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

18 shkurt 2025 | 14:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi ka thënë se pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi kryesor.

“Vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Viti 2025 ka filluar me lajme jo të mira për…