Përparim Rama emëron Florian Dushin nënkryetar të Prishtinës

07 mars 2025 | 10:40

Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Ai është emëruar nga kryetari Përparim Rama.

Kjo pas nënkryetari i deritashëm Alban Zogaj, fitoi votat për deputet.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.  Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektorati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata. Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, ka njoftuar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2024, në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar…