Bajrami: Dolëm prej takimit sepse Dehari s’ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla
17 prill 2025
| 12:52
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënës e Avni Dehari s’ka mandat që të zhvillojë konsulta me përfaqësuesit e partive politike, ashtu siç ai i ka ftuar më herët partitë.
Bajrami ka thënë se kjo ka qenë arsyeja pse dolën prej takimit.
‘‘Zotri Dehari nuk ka të drejtë të thërras përfaqësuesit e partive politike për çfarë do konsulte, thjeshtë është një raport. Ai është si kryesues i seancës konstituive dhe janë çështje krejt procedurale. Do të thotë këtë ne e thamë, ai nuk ka mandat të tillë të zhvillojë konsulta të tilla dhe dolëm prej takimit”, ka thënë thënë Bajrami.



