Hamiti i LDK-së: Askush që ka sulmuar Kuvendin s’do të duhej të propozohej dhe as të zgjidhej kryeparlamentar

22 prill 2025 | 12:30

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, duke komentuar propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ka thënë se askush nga ata që kanë sulmuar Kuvendin nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej.

“Askush nga kontigjenti i njerëzve që e kanë sulmuar Kuvendin, institucionin ligjvënës të Kosovës, nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej në detyrën e kryetarit të Kuvendit. As njerëzit që kanë bërë ligje antikushtetuese”, ka shkruar Hamiti  në “Facebook”.

Hamiti ka aluduar për akuzën me të cilën përballet Haxhiu për futjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2016 bashkë me disa deputetë të tjerë të asaj kohe.

Në mars të këtij viti, Haxhiu kishte dalë para gjykatës për këtë akuzë, por meqë të tjerët s’kishin shkuar në këtë seancë ajo ishte shtyrë për 7 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka…