“ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

29 prill 2025 | 08:12

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re.

Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vjet duke marrë diagnoza të gabuara, shkruan nypost.

E dëshpëruar, amerikanja nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos — një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden.

Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, ajo këmbënguli për një ekzaminim të tiroides dhe u diagnostikua me kancer.

Bannon beson se pa ndihmën e ChatGPT-së gjendja e saj dhe kanceri do të kishin mbetur të pazbuluar.

Ajo tani përballet me monitorim dhe rehabilitim të përjetshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qytetarë dhe studentë në disa qytete të Serbisë, përfshirë Novi…