Ushtarët amerikanë zhvillojnë trajnim dyditorë për menaxhimin e emergjencave në Kosovë

29 prill 2025 | 13:08

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, kanë zhvilluar një trajnim dyditorë në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Ky aktivitet trajnues u fokusua në menaxhimin e situatave emergjente, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e parë, duke synuar rritjen e përgatitjes së përbashkët për përballimin e çdo skenari të mundshëm.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, përfaqësues të KFOR-it kanë theksuar se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Janë luajtur dy ndeshje të “play-off”-it të NBA-së, dhe pas…