Hamiti: Pakënaqësia ndaj pushtetit është rritur, zgjedhjet përcaktojnë fatin e Kosovës dhe Shqipërisë

16 tetor 2026 | 15:07

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se, me qeveri të majta në Kosovë dhe Shqipëri, pakënaqësia e shtresave të ndryshme të shoqërisë është rritur ndjeshëm.

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se në Shqipëri pakënaqësia është shfaqur pasi pushteti nuk ka dashur të dëgjojë.

Sipas tij, klasa politike dhe qytetarët duhet të nxjerrin mësime nga këto përvoja.

“Me qeveri të majta në Kosovë dhe në Shqipëri për shumë vite, me pushtet autokratik në të dyja vendet, pakënaqësia e shtresave të ndryshme të shoqërive tona është rritur me të madhe. Në Shqipëri pakënaqësia ka shpërthyer mbasi pushteti nuk deshi të dëgjojë. Në të dyja vendet, klasa politike, por edhe qytetarët, do të duhej të nxirrnin mësime prej pësimeve. Zgjedhjet që bëjnë qytetarët dhe politikanët e përcaktojnë jo vetëm fatin e tyre, por edhe fatin e të dyja vendeve tona”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit…