Mbyllet pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

09 korrik 2025 | 14:55

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB)  ka njoftuar se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – PK Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, ka njoftuar MPB-ja.

Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar për vendimin.

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa Perëndimore e ka parë qershorin e saj më të…