De Jongu, afër rinovimit të kontratës me Barcelonën
01 gusht 2025
| 11:51
Mesfushori i Holandës, Frenkie de Jong është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën, që pritet të zgjasë deri në vitin 2028. Mesfushori ka shprehur dëshirën për të qëndruar, ndërsa marrëveshja paraprake thuhet se është arritur. Edhe pse ka më pak se një vit nga skadimi i kontratës aktuale, drejtuesit e klubit po lëvizin për ta mbajtur pjesë të skuadrës.
“Nuk e kam rinovuar ende, por jam shumë i lumtur këtu dhe në fund do ta bëj”, ka deklaruar De Jong.
Mesfushori mbetet një pjesë kyçe nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, ndonëse sezonin e ardhshëm do të përballet me konkurrencë të fortë nga Marc Casado dhe Marc Bernal.



