AAK-ja: Adem Hoxha nuk është më pjesë e grupit tonë parlamentar

28 gusht 2025 | 12:47

Edhe pse grupet parlamentare ende nuk janë zyrtarizuar, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka konfirmuar se deputeti goran, Adem Hoxha, nuk do të jetë pjesë e këtij grupi, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët.

Arsyeja është se ai ka votuar kundër qëndrimit të grupit, duke i dhënë votën një kandidati nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Adem Hoxha më herët ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Nëse i bashkohet sërish kësaj liste, ajo do të ketë gjithsej 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas seancës në…