Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor – s’lejoj asnjë lloj flamuri

29 gusht 2026 | 18:54

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës ka deklaruar se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka thënë se si pasojë e këtij refuzimi, ai e ka varrosur nënën e tij me flamur kombëtar dhe pa praninë e hoxhallarëve.

Lidhur me këtë rast është deklaruar vetë hoxha, Bajram Xhezairi. Ky i fundit fillimisht ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se, ai si ‘’hoxhë parimor’’ në ceremonitë mortore dhe të varrimit nuk përdor asnjë lloj flamuri.

“Është e vërtetë se dje ndodhi një ndodhi e pakënaqshme për ne, një ndodhi se mund të themi se është nxjerr nga konutacioni real i asaj gjithë që ka ndodhur. Në përgjithësi unë jam si hoxhë parimor që në ceremonitë mortore, në vdekje, kur falmi namazin, përcjellim xhenazen, nuk përdori asnjë lloj flamuri. As atë flamurin e gjelbër që është me dua që veprohet sipas udhëzimeve islame, asnjë flamur tjetër me simbol. Kjo vjen për disa shkaqe, shkaqet kryesore janë parimet fetare, që mundohemi në maksimum që t’i respektojmë, dhe shkaku tjetër që është që në fshatin tonë edhe pse përqindje shumë të vogël, jetojnë komunitete të ndryshme. Për të iu ikur të gjitha këtyre problemeve që mund të na dalin në të ardhmen, unë kam marrë vendim që si hoxhë të mos përdori asnjë simbol fetar dhe për këtë janë dëshmitarë shumica e banorëve të fshatit. Dhe ky ka qenë parimi im si hoxhë’’, ka thënë mes tjerash ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nderuar Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim…