Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë takuar sërish për çështjen e Presidentit
29 gusht 2026
| 21:45
Raportohet se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar një tjetër takim mbrëmjen e sotme.
Takimi thuhet se po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës pjesë e tij është edhe ish-presidentja, tashmë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje nga të dyja partitë, por deri në këtë momente nuk ka marr përgjigje.



