Hoti falënderon profesorin amerikan për angazhimin në forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA
15 tetor 2026
| 19:33
Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti, Avdullah Hoti, ka pritur në zyrat e tij në Kuvend profesorin amerikan Edward P. Joseph, ekspert i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Hoti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Joseph është ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe kontribuon në debatet publike për Kosovën përmes analizave dhe publikimeve të tij.
Hoti e falënderoi profesorin amerikan për angazhimin e tij në forcimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.



