Presidentja Shirok-Pula diskuton me profesorin amerikan Edward Joseph për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

15 tetor 2026 | 17:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), i cili e përgëzoi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula dhe profesori Joseph biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) organizoi tryezën e dytë…