Qendra për Studime Universitare fiton ri-akreditimin pesëvjeçar

15 tetor 2026 | 15:54

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm institucional, duke kaluar për herë të parë nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Ky rezultat pasqyron rëndësinë e ndryshimeve strategjike të ndërmarra, të cilat kanë nxitur transformimin institucional, modernizimin e kurrikulës, avancimin e përgatitjes praktike të kadetëve, zhvillimin profesional të instruktorëve, zgjerimin e shkëmbimeve ndërkombëtare, dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Ai është rezultat i angazhimit të përbashkët, profesionalizmit dhe përkushtimit të gjithë stafit të QSU-së, të cilët përmes punës së vazhdueshme dhe bashkëpunimit kanë kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e këtyre ndryshimeve.

Në këtë proces, një kontribut të veçantë ka dhënë zyrtari i lartë për cilësi, A3 Bujar Dedushi, përmes koordinimit të sigurimit të cilësisë dhe përmbushjes së kritereve të akreditimit.

Ky angazhim i përbashkët dëshmon se vizioni strategjik, profesionalizmi dhe përkushtimi i stafit janë themeli i ngritjes së standardeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional.

Kalimi nga tre në pesë vjet akreditim përfaqëson një arritje të përbashkët institucionale dhe dëshmi të përkushtimit të QSU-së për standarde më të larta akademike dhe përgatitjen cilësore të oficerëve të ardhshëm të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të kesh një shtëpi tënden është një nga vendimet më…