Miftaraj: Kosova është vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar

11 shtator 2025 | 11:20

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër qasjen e pushtetit në Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Kosova është vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes.

Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se sipas pushtetit për dështimet në Kosovë të gjithë i kanë faj vetëm pushteti jo.

“Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes. Del presidentja, kryeministri, ministri dhe deputeti në konferencë për media dhe ta skenon gjendjen e rëndë, të mjerë dhe të pashpresë në ekonomi, financa, arsim, drejtësi e në çdo fushë ku këta qeverisin. Të gjithë kanë faj për dështimet në Kosovë, përveç këtyre që kanë marr pushtet me rregulluar këtë vend, me përmirësuar gjendjen në ekonomi, arsim, drejtësi, zhvillim. Gati pesë vjet në pushtet dhe prapë ankohen. Tash e pas mos me i quajtur më me pozitat e tyre zyrtare por me emërtimin qe i identifikon zyrtare për ankesa”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha…