Misioni i ShBA-së në NATO i uron Shqipërisë Ditën e Pavarësisë: Jemi krenarë që qëndrojmë krah jush

28 nëntor 2025 | 10:40

Misioni i SHBA-së në NATO ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se janë krenarë që qëndrojnë krah saj si partnerë e miq në NATO.

Misioni amerikan shkroi një pjesë të mesazhit edhe në gjuhën shqipe.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Ne festojmë pavarësinë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e vazhdueshme të vendit tuaj ndaj Aleancës sonë. Jemi krenarë të qëndrojmë përkrah jush si partnerë të besueshëm dhe miq në NATO. Urime!”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë homazhe…