Osmani kërkon heqjen e tërësishme të masave në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor

17 dhjetor 2025 | 14:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që së shpejti të hiqen në tërësi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian (BE) vendosi ndaj Kosovës më 2023.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në Bruksel, në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në Bruksel u mirëprita nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa. Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.  Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë…