Kuvendi Komunal i Gjakovës mban seancën e parë

06 janar 2026 | 13:09

Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, e udhëhequr nga Kryesuesi Shefqet Shehu, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini. Në këtë mbledhje u bë betimi i katër anëtarëve të rinj të Kuvendit dhe u zgjodhën anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) si dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF): 

– Shefqet Shehu (LDK) – Kryesues

– Nita Efendija-Brovina (AAK) – Anëtare

– Barbana Peja (AAK) – Anëtare

– Augustin Shala (AAK) – Anëtar

– Mimoza Shala (LVV) – Anëtare

– Ngadhnjim Dana (LVV) – Anëtar

– Edon Zeneli (PDK) – Anëtar

– Fjona Hyseni (LDK) – Anëtare

– Kosovar Alija (PSHDK) – Anëtar

Komiteti për Komunitete: 

– Nikë Hiseni (AAK)

– Shqipe Daija-Fejza (LVV)

– Klara Nikollbibaj (PDK)

– Kujtim Golaj (LDK)

– Artan Berisha – Përfaqësues i komuniteteve

– Xhevat Rexha – Përfaqësues i komuniteteve

– Florijana Dana – Përfaqësuese e komuniteteve

– Ifeta Jakupi – Përfaqësuese e komuniteteve

– Emrah Cermiani – Përfaqësues i komuniteteve

Komuna e Gjakovës u uron suksese të gjithë anëtarëve në ushtrimin e përgjegjësive të tyre dhe shpreh përkushtimin për bashkëpunim e transparencë në shërbim të qytetarëve.  Së bashku për një Gjakovë më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot…