Arbër Zeneli nuk shkon në Arabi, mbetet në Suedi te Elfsborgu

03 shkurt 2026 | 13:25

Arbër Zeneli, megjithatë nuk do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe do të mbetet te skuadra e Elfsborgut.

Ekipi suedez ka refuzuar ofertën e skuadrës saudite, Al-Taawon për Zenelin, duke e konsideruar sulmuesin e krahut si lojtarë të rëndësishëm për ekipin.

Kështu që, Zeneli do të mbetet tek Elfsborgu, ekip që ka bërë me dije së nuk dëshiron ta shesë 30-vjeçarin tani për tani.

Zeneli ka kontratë me Elfsborgun deri në fund të vitit të ardhshëm dhe mbetet të shihet nëse do të largohet në verë pasi afati kalimtar i dimrit në Arabinë Saudite është mbyllur të hënën.

Zeneli në mars të vitit 2024 u rikthye te Elfsborgu dhe po bëhet gati për sezonin e ri, pasi sezonin e shkuar realizoi 4 gola dhe bëri 3 asistime në 28 ndeshje të luajtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në basketbollin kosovar nuk ka pushim, pasi menjëherë këtë mesjavë…