As mosha nuk e ndal Messin, ylli argjentinas shkruan histori në MLS

07 shtator 2026 | 12:14

Lionel Messi ka shkruar sërish historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord të ri në MLS.

Ylli argjentinas është bërë lojtari i parë në historinë e ligës që ka regjistruar mbi 30 kontribute për gol në tri sezone të ndryshme, duke llogaritur golat dhe asistimet.

Rekordi është kompletuar në ndeshjen ndaj Atlanta United, ku Messi ka asistuar nga goditja e këndit për golin e shënuar me kokë nga Casemiro.

Inter Miami në fund ka barazuar 2-2, por vëmendja kryesore ka qenë te arritja e Messit, i cili vazhdon të thyejë rekorde në aventurën e tij në futbollin amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova do të vazhdojë të jetë…