SBAShK-u në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar

06 shkurt 2026 | 13:29

Platforma “Liria ka Emër” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të thellë ndaj Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBAShK) për thirrjen publike dhe mbështetjen e qartë në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Qëndrimi i SBAShK-ut përfaqëson një zë të fuqishëm moral, qytetar dhe sindikal në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe respektimit të sakrificës së çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një proces të zgjatur dhe të padrejtë në Hagë.

Në mënyrë të veçantë, vlerësojmë theksimin që SBAShK-u i bën rolit historik të mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit, të cilët, përveçse bartës të dijes dhe dijes kombëtare, ishin edhe pjesë aktive e rezistencës, sakrificës dhe luftës për liri. Ky dimension e bën edhe më domethënëse mbështetjen sindikale për këtë kauzë qytetare.

Thirrja e SBAShK-ut dëshmon se marshi “Drejtësi, jo politikë” nuk është akt politik, por akt ndërgjegjeje, solidariteti dhe përgjegjësie historike, në përputhje me vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” ka falënderuar Kryesinë dhe anëtarësinë e SBAShK-ut për këtë qëndrim dinjitoz dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat, sindikatat dhe qytetarët, me qëllim të mobilizimit sa më të gjerë për marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës ka shpallur laureatët e çmimeve…