Kuvendi njofton: Nesër vazhdon seanca konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

10 shtator 2026 | 16:30

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (e premte) do të vazhdojë punimet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër nga ora 11:00, me pikën e vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetaren e re, Albulena Haxhiun, e cila ka marrë  62 vota.

Seanca konstituive është shtyrë dje pas deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend kishte deklaruar se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e ka njoftuar  kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar te zgjedhja e nënkryetarëve, pasi partitë nuk kanë arritur marrëveshje për kandidatët dhe mënyrën e votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Algjeria thotë se ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me…