‘Kosova po pret’, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

10 shtator 2026 | 16:33

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Thaçi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (e premte) do…