Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

10 shtator 2026 | 16:02

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Pas takimit, Terras ka deklaruar se pas tejkalimit të ngërçit të gjatë politik dhe konstituimit të kryesisë së Kuvendit, sfida e radhës mbetet zgjedhja e presidentit të vendit.

“Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e tij. Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e presidentit”, ka shkruar Terras në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se stabiliteti në Kosovë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë të rëndësishëm për rrugëtimin evropian të vendit.

“Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës”, ka shkruar Terras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) po shqyrton mundësinë që çështjen…