IQMT-ja intensifikon kontrollet për duhanin, 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë

10 shtator 2026 | 15:57

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar aksionin e inspektimeve në kuadër të masave për parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit te të miturit dhe luftimin e tregtimit të kundërligjshëm të tyre.

Kontrollet nuk janë përqendruar vetëm te shitja e cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore, por tashmë kanë përfshirë edhe marketet e kategorive B dhe C, ku po kontrollohet edhe shitja e cigareve të zakonshme.

Sipas IQMT-së, qëllimi i aksionit është parandalimi i shitjes së kundërligjshme të produkteve të duhanit, përfshirë rastet kur mungon dokumentacioni përkatës apo nuk deklarohet origjina e produkteve.

Vetëm gjatë ditës së sotme, inspektorët kanë realizuar 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë, ndërsa nga kontrollet e kryera deri më tani janë shqiptuar 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, subjektet afariste që shesin produkte të duhanit te të miturit mund të gjobiten nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Ndërkohë, për mungesë të dokumentacionit dhe mosdeklarim të origjinës së produkteve të duhanit, Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut parasheh gjoba nga 3 mijë deri në 9 mijë euro.

Ministria e Industrisë, Nd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milani raportohet se po e shqyrton mundësinë për të…