Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 7.3 për qind në muajin gusht
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin gusht 2026. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,3 % në muajin gusht 2026, krahasuar me muajin gusht 2025.
Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,3 % krahasuar me muajin gusht 2025.
Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (21,1 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,8 %), restorante dhe shërbime akomodimi (5,4 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %), shëndetësi (4,2 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (3,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (3,4 %), veshje dhe këpucë (3,0 %), ushqime dhe pije joalkoolike (2,6%) dhe informacion dhe komunikim (0,6 %).
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin: shërbimet arsimore (-0,5 %).
Në muajin gusht 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 1,3% krahasuar me muajin korrik 2026.
Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (4,6 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,5 %), ushqime dhe pije joalkoolike (0,4 %), shëndetësi (0,4 %), informacion dhe komunikim (0,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,3 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,1 %).



