Serbja Vatić për Kosovën: Ju keni fituar në një fushë tjetër shumë më të rëndësishme
Bojana Vatić
Më vjen keq për Kosovën që nuk u kualifikua, dhe për ju njerëz të mrekullueshëm. E di sa shumë do të ishit gëzuar, ashtu si edhe boshnjakët tanë. E keni merituar pothuajse njësoj, por kjo do të ishte e tepërt për serbët fanatikë në një ditë të vetme.
Ne nuk kemi në Serbi aq shumë salla për reanimimin e serbëve fanatikë nga vdekja prej xhelozisë.
Na kuptoni.
Keni pasur një kundërshtar më të fortë sesa Bosnja, por ju tashmë keni fituar në një fushë tjetër shumë më të rëndësishme: Jeni çliruar nga Serbia klerofashiste.
Nuk mund t’ju lë të kaloni “nën radar”, sepse nuk e meritoni. E di çfarë njerëzish të mrekullueshëm jeni ndaj atij që është njeri, dhe për këtë ju vlerësoj pafundësisht.
Në Serbi nuk e transmetuan fare ndeshjen, edhe pse kemi aq shumë kanale sportive që ne qytetarët i paguajmë. Qëllimisht nuk e transmetuan.
Janë aq të mjerë, aq të varfër shpirtërisht dhe aq të pavlerë, saqë me këtë treguan gjithçka…
Por ju e keni korrur me meritë një fitore tjetër shumë më të rëndësishme. Fitoren ndaj Serbisë fashiste dhe jeni të pranuar si shtet!
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kjo është fitorja juaj më e madhe!



