Tahiri: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po marrim veprime për çmimin e naftës?

03 prill 2026 | 13:08

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë gjatë seancës të jashtëzakonshme në Kuvend të thirrur për të diskutuar mbi çmimin e naftës.

Ai ka thënë se, ndryshe nga shumë vende të botës që po ndërmarrin masa për të zbutur efektet e krizës globale, Kosova po qëndron pa veprime konkrete.

“Italia ka marrë vendim për pako mbështetëse, Spanja gjithashtu. Kanë marrë veprime edhe vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. A mund të dimë vëlla pse ne jo? A jemi ne vendi më i pasur në Evropë që nuk po marrim veprime?”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në…