‘Arrestojeni’, kandidati i PDK-së shoqërohet në polici pasi kërkoi informata për pompën që po rrënohej

29 maj 2026 | 12:16

Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, është shoqëruar për në polici pasi është shfaqur brenda hapësirave ku po rrënohej pompa e benzinës në Fushë-Kosovë.

Policia i ka kërkuar që të largohej në hapësirën jashtë shiritit të Policisë së Kosovës. Pas një diskutimi me një prej policeve, është dhënë urdhër që ai të arrestohet.

Disa prej policëve e kanë shoqëruar deri në veturën e policisë që gjendej aty afër, pa e prangosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë me banorët dhe…