“Do të jem zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Kosovës”
Gjelbrim Halili, kandidati i AAK-së për deputet me numër 94, ka dalë me zotimet e tij para qytetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Gjelbrim Halili ka para qitur 6 pika politike sa i përket shqiptarëve të Luginës.
Ai ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës dhe do të punojë për përfaqësim të dinjitetshëm, real dhe të barabartë.
Postimi i plotë i tij:
Mbrëmë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore.
Si kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 128, ndërkaq unë me numrin 94, dhe si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po i ndaj me ju zotimet dhe prioritetet e mia politike:
1. PËRFAQËSIMI INSTITUCIONAL I LUGINËS SË PRESHEVËS NË KOSOVË
a) Komision i përhershëm parlamentar për Luginën
b) Raportim vjetor në Kuvend për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
2. SHËRBIME BAZIKE DHE DINJITET PËR LUGINËN
a) Shëndetësia – Maternitet në Luginë
b) Qasje e lehtësuar në shërbime shëndetësore në Kosovë
3. SHQIPTARËT E LUGINËS NË KOSOVË – STATUS DHE INTEGRIM
a) Shtetësia e Kosovës dhe dokumentet
b) Punësimi dhe përfaqësimi në institucione
4. IDENTITET, KULTURË DHE BASHKËPUNIM KOMBËTAR
a) Ruajtja e gjuhës dhe identitetit shqiptar
b) Mbështetje për kulturën dhe trashëgiminë kombëtare
5. RINIA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
a) Mbështetje për rininë dhe punësimin
b) Lidhja ekonomike me Kosovën
6. PARIME THEMELORE
a) Reciprocitet i plotë me Serbinë
b) Përfaqësim real, jo simbolik
Do të jem zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës dhe do të punoj për përfaqësim të dinjitetshëm, real dhe të barabartë.
Për Kosovë Lindore!



