Lëvizje të konvojeve ushtarake drejt Gjakovës, FSK-ja paralajmëron ushtrim disaditorë

29 maj 2026 | 12:10

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar qytetarët se nga 31 maji deri më 5 qershor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Sipas njoftimit në “Facebook”, gjatë kësaj periudhe pritet të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së nga vendbazimet e saj në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Dervisholli shpall të pavlefshme dëftesat si dhe diplomën e…