Lushtaku: Projektet që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, qeveria Kurti s’është në gjendje as t’i mirëmbajë

16 qershor 2026 | 08:43

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar për kontratën për largimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lushtaku deklaroi se projektet që PDK-ja i ka ndërtuar nder vite, Qeveria Kurti nuk është në gjendje as t’i mirëmbajë.

“4.6 milionë euro kontratë për heqjen e dheut! Ato që PDK-ja i ka ndërtuar ndër vite, këta nuk janë në gjendje as t’i mirëmbajnë. Ndërkohë, kontrata prej 4.6 milionë eurosh vetëm për heqjen e dheut duhet të trajtohet me urgjencë nga Prokuroria. Gjithsesi, e vetmja e mirë në gjithë këtë turp dhe në këtë kontratë skandaloze është se njerëzit nuk do ta humbin jetën si pasojë e këtyre rrëshqitjeve të dheut dhe mungesës së reagimit me kohë. Qytetarët meritojnë siguri, përgjegjësi institucionale dhe transparencë për çdo cent të parasë publike”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se marrëveshja…