Shkollave të Deçanit u dhurohen ekzemplarë të romanit “Revolta e Syzifit”

16 qershor 2026 | 09:24

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe i Arsimit i komunës së Deçanit, Besnik Hulaj, dje ka pritur në takim Fadil Muqollin, i cili, në emër të Qendrës Gjenocidi në Kosovë “Plagë e Hapur”, ka dhuruar për bibliotekat e shkollave të Deçanit dhjetëra ekzemplarë të romanit “Revolta e Syzifit” të autorit Bardhyl Mahmuti.

“Revolta e Syzifit” është shkruar dhe botuar në përkujtim të viktimave të gjenocidit në fshatin Poklek i Vjetër, duke shërbyer si udhërrëfyes që brezat e rinj të mos e harrojnë të kaluarën tonë të dhimbshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Serie A Venezia ka bërë një ofertë zyrtare…