Elvis Hoxha i LV-së e quan Vjosa Osmanin ‘tradhtare’: Është mjeshtre e frazave paradoksale

02 korrik 2026 | 11:32

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani “mjeshtre të frazave paradoksale”, duke komentuar një deklaratë të saj të bërë mbrëmjen e së martës.

“Vjosa Osmani është mjeshtre e frazave paradoksale. Një ndër më të bukurat mes tyre është pa dyshim: ‘Nuk do t’i lejoj askujt të më quaj tradhtare’. Në strukturë ngjan me deklaratën e Gucatit që i ndalon gjithkujt të përdorë flamurin e UÇK-së”, ka shkruar Hoxha në një postim në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kjo frazë është paradoksale në vetvete.

“Sepse unë tani do të shkruaj këtu: ‘Vjosa Osmani është tradhtare’. A mendoni ju se do të vijë Vjosa dhe do të ma rrëmbejë telefonin nga dora?”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zjarrfikësit në Francën jugore po përballen të enjten me disa…