Britania shtrëngon rregullat për donacionet politike nga jashtë
Qeveria britanike ka miratuar rregulla më të ashpra për donacionet politike nga jashtë, me synimin për të parandaluar ndikimin e huaj në zgjedhje dhe për të forcuar integritetin e procesit demokratik.
Sipas masave të reja, kandidatët do të duhet të deklarojnë çdo donacion mbi 2.230 paund të marrë para shpalljes zyrtare të kandidaturës, si dhe të dëshmojnë se fondet vijnë nga burime të ligjshme, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që personat e ardhur nga jashtë duhet të kenë banuar për të paktën një vit në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të mund të bëjnë donacione politike prej 100 mijë paundësh ose më shumë. Ndërkaq, donacionet e kompanive do të vlerësohen mbi bazën e fitimeve pas taksave, për të garantuar se financimet vijnë nga biznese legjitime.
Masat vijnë pas shqetësimeve për ndërhyrje të huaja në politikën britanike dhe në kohën kur lideri i Reform UK, Nigel Farage, po hetohet lidhur me deklarimin e një donacioni prej 5 milionë paundësh.



