Pas takimit me fermerët, MBPZhR: Masat synojnë sigurinë ushqimore, jo ndëshkimin e fermerëve

06 korrik 2026 | 19:37

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas takimit me fermerët, duke theksuar se respekton të drejtën e tyre për protestë dhe i kupton shqetësimet lidhur me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit dhe uljen e çmimit të tij.

Sipas ministrisë, fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që janë duke u zhvilluar, të cilat, siç thuhet, lidhen vetëm me operatorët e biznesit dhe respektimin e detyrimeve ligjore në sektorin e ushqimit.

Ministria ka bërë të ditur se po punon me institucionet përkatëse dhe me sektorin për të siguruar vazhdimin e grumbullimit të qumështit dhe shmangien e dëmeve ekonomike për fermerët, duke theksuar se masat e ndërmarra synojnë forcimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Po ashtu, theksohet se kontrollet dhe analizat laboratorike janë intensifikuar dhe se të gjithë operatorët janë të detyruar të respektojnë standardet ligjore në fuqi.

Ministria u ka bërë thirrje të gjitha palëve në sektor që të bashkëpunojnë për të garantuar një treg të rregullt, transparent dhe të qëndrueshëm të qumështit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të…