Raportohet se i riu nga Kosova u vra në Suedi, ishte kalimtar rasti
06 korrik 2026
| 12:28
Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në Suedi. Ai dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konflikti mes bandave rivale. Viktima ishte kalimtar rasti. Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimës përmes një njoftimi publik, ku thuhet se i riu, Genti, nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ishte kalimtar i rastit në momentin kur ndodhën të shtënat.
“Mbrëmë Genti na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve te bandave te shumta në Suedi, ku Genti duke ecur ne lagje u vra aksidentalisht nga qërimi i hesapeve te bandave rivale”, thuhet në reagimin e familjes./Indeksonline/



