Bytyqi: Nëse vazhdon kjo qasje e LV-së, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje

07 korrik 2026 | 13:39

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Albana Bytyqi, ka komentuar deklaratat e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka thënë se i ka votat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por se kërkon konsensus për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Bytyqit, një qasje e tillë e LV-së e ka çuar vendin në zgjedhje edhe në dhjetor, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike që do ta përfshinte edhe çështjen e presidentit.

“Kjo qasje është shumë e gabuar, sepse po shkon pikërisht si në muajin dhjetor, kur shkuam në zgjedhje me këtë logjikë se fillimisht formohen institucionet, zgjidhet Qeveria e më pas presidenti. Kjo ka qenë një procedurë jo e rregullt. Edhe tani, nëse vazhdon kjo qasje e LV-së, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Prandaj, paraprakisht duhet të arrihet një marrëveshje politike. Mirëpo, të gjithë e dimë se partia e parë fituese është dashur t’i nisë me kohë negociatat për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të mos vijë dita e fundit kur nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje dhe vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Nuk shohim ndonjë rezultat pozitiv”, ka deklaruar Bytyqi për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi për…