Trumpi mbërrin në Turqi për samitin e NATO-s, Erdogani e pret në aeroport
07 korrik 2026
| 13:36
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.
Trumpi ka udhëtuar me avionin e ri presidencial “Air Force One”, i dhuruar nga Katari, i cili ka realizuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në kuadër të një vizite presidenciale, raporton “CNN”.
Në aeroportin e Ankarasë, Trumpi është pritur nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Dy liderët pritet të zhvillojnë një takim dypalësh në kompleksin presidencial, përpara nisjes së punimeve të samitit të NATO-s.



