Murati: Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë

07 korrik 2026 | 11:20

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë viteve të ardhshme, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga Euronews mbi parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati tha se Euronews ka publikuar një analizë ku, sipas projeksioneve të FMN-së, Kosova renditet ndër ekonomitë me perspektivën më të mirë të rritjes.

“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetula Morina shpall të pavlefshme dëftesën e sh.f.m.u. Mamush Prizren.