Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

07 korrik 2026 | 13:52

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë.

Terras ka folur për takimet që ka zhvilluar në Prishtinë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën, me të cilët, siç ka bërë me dije, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Terras ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por nënvizoi se anëtarësimi kërkon reforma.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë kontroverse…