Gjini e Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, i zëvendësojnë Bekë Berisha dhe Burim Ramadani
08 korrik 2026
| 11:24
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, dhe Daut Haradinaj kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.
Në vend të tyre do të mandatohen Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së sotme të institucionit.
“Dje kam pranuar dy e-mail-e nga kandidatët e AAK-së. Kandidatët Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”, ka thënë Radoniqi.



