Muhamet Vila: Granit Xhaka është krenaria e çdo shqiptari

08 korrik 2026 | 01:28

Anëtari i Kryesisë së FC Kosova Düsseldorf, Muhamet Vila, ka shprehur krenarinë e tij për paraqitjen dhe lidershipin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, në fitoren ndaj Kolumbisë.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Muhamet Vila, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, e ka uruar Granit Xhakën për fitoren e përfaqësueses zvicerane, duke vlerësuar guximin dhe përgjegjësinë që tregoi si kapiten i skuadrës.

“Jam ndier krenar kur kapiteni i Zvicrës, shqiptari ynë i madh, mori përsipër të ekzekutonte penalltinë e parë dhe arriti të shënonte gol. Ai i dha besim, qetësi dhe motivim bashkëlojtarëve të tij në një moment shumë të rëndësishëm të ndeshjes. Me golin e shënuar nga penalltia nuk ndihet krenare vetëm familja Xhaka, por të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, është shprehur Vila.

Muhamet Vila është anëtar i Kryesisë së FC Kosova Düsseldorf, një nga klubet shqiptare më të suksesshme në diasporë. Ai është gjithashtu babai i futbollistit shqiptar Enis Vila, i cili luan në ligat e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pishina e Gërmisë do të qëndrojë e mbyllur përkohësisht, pas…