Në takimin me Kurtin, LDK përfaqësohet nga Abdixhiku dhe Haziri
10 korrik 2026
| 14:33
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pritet të takohet sot në orën 18:00 me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për të diskutuar rreth formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet.
Sipas burimeve të gazetës Epoka e Re, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në këtë takim do të shoqërohet nga nënkryetari i parë i partisë, Lutfi Haziri.
Gjatë ditës së sotme, Kurti zhvilloi gjithashtu një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për konstituimin e institucioneve të reja.



