WSJ: Izraeli zbuloi planin e ri iranian për vrasjen e Trumpit
Informacionet e reja nga inteligjenca izraelite, të cilat i janë ndarë SHBA-së, kanë zbuluar një plan të ri iranian për vrasjen e presidentit Donald Trump, zbulim ky që ka rikthyer tensionet mes ShBA-së dhe Iranit.
Irani, prej vitesh, është zotuar publikisht se do të hakmerret ndaj Trumpit për vrasjen e Qassem Soleimanit, ish-gjeneralit të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, ka raportuar “Wall Street Journal”.
Gjatë qëndrimit në Ankara, në kuadër të samitit të NATO-s, Trump deklaroi se është objektiv i regjimit iranian.
“Ata duan ta eliminojnë udhëheqësin e ShBA-së – mua. Unë jam në çdo listë. E pashë këtë mëngjes, jam në secilën prej listave të tyre. Dhe deri më tani, mendoj se kam qenë pak me fat, por kjo ndoshta nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë Trump.
Ndërkohë, pjesëmarrësit në funeralin e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, kënduan për vdekjen e Trumpit, ndërsa disa prej tyre shfaqën një banderolë me mbishkrimin: “Ne do ta vrasim Trumpin”.



